RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Rrezik për destabilizim të rajonit

kurti-denon-sulmin-e-iranit-ndaj-izraelit:-rrezik-per-destabilizim-te-rajonit

Kryeministri Albin Kurti e ka dënuar sulmin e fundit të Iranit ndaj Izraelit.

Kurti ka thënë se ky sulm përbën rrezik të madh për destabilizim të rajonit.

“Unë dënoj sulmin e fundit të Iranit ndaj Izraelit. Ky akt i paprecedentë përbën një rrezik të madh për destabilizimin e të gjithë rajonit”, ka shkruar ai në platformën X.

Kurti ka shtuar se bota duhet t’i japë përparësi përfundimit të armiqësive dhe nxitjes së paqes së qëndrueshme.

Irani ka lansuar qindra dronë, raketa balistike dhe raketa lundruese në një mision të paprecedentë të hakmarrjes që shtyn Lindjen e Mesme më afër një lufte të gjerë rajonale.

Edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit.

“Sulmi i mbrëmshëm është një sulm jo vetëm ndaj Izraelit por ndaj vlerave të lirisë dhe demokracisë. Vlerat tona të përbashkëta sot cenohen seriozisht dhe Kosova duhet të rreshtohet pa asnjë mëdyshje me NATO-n, ShBA-të dhe Izraelin, në mbrojtje të lirisë. Qëndrojmë me Izraelin sepse ndajmë një të kaluar të dhimbshme dhe e dijmë se sa kushton liria, andaj jemi me ata që e mbrojnë të njëjtën me çdo kusht”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Related posts

Turqia: Suedia po bën hapa drejt NATO-s, por jo mjaftueshëm

admin

SHBA, mbahet protestë në mbështetje të Pa’lestinës

RTI

Kreu i Këshillit Evropian: Ky është shansi i papërsëritshëm për Maqedoninë e Veriut

admin