RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Duhet pastrim i listave, t’i mbrojmë veteranët e vërtetë nga ata që s’ishin të tillë

kurti:-duhet-pastrim-i-listave,-t’i-mbrojme-veteranet-e-vertete-nga-ata-qe-s’ishin-te-tille

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë thirrje që çështja e veteranëve të luftës të zgjidhet me gjuhen e fakteve dhe dialogut, e jo me kërcënime brenda e jashtë kuvendit.
Kurti tha se nuk ka një qeveri në Kosovë, e cila nuk ka shfaqur vullnetin e interesimin për mirënjohje e falënderim ndaj kategorive të dalura nga lufta, por sipas tij, duke mos e braktisur të vërtetën e duke mos e politizuar atë.

“Qartazi, zgjidhja mund të gjendet, por nevojitet konstruktivitet e bashkëbisedim. Seancat e kuvendit janë seanca për përfaqësuesit e popullit dhe populli ka folur më 14 shkurt 2021. Do të flasë sërish në zgjedhjet e ardhshme”.

“Paralelisht me këtë, ta kemi një spastrim të listave sepse nuk mund të lejojmë deformimin e rrëfimit të lavdishëm të luftës çlirimtare duke e konsideruar që ka pasur afër 60 mijë veteranë të UÇK-së”, tha Kurti para mediave në Gjilan, sipas Klan Kosova.

Tutje, ai tha se ka një trefishim të numrit të veteranëve dhe sipas tij, duhet mbrojtur lufta çlirimtare e veteranët e vërtetë nga ata të cilët, siç tha ai, nuk ishin të tillë.

Related posts

Veriu i Kosovës prej 3 muajsh pret normalizimin

rezart morina

“E vdekur dhe e varrosur”- Kryeministri i britanik i jep fund skemës së shumë diskutuar të dërgimit të emigrantëve në Ruanda

admin

Kryeministri Kurti udhëton për në SHBA

rezart morina