RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti e konsideron naive qasjen e Perëndimit ndaj Serbisë

kurti-e-konsideron-naive-qasjen-e-perendimit-ndaj-serbise

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka cilësuar naive qasjen e partnerëve perëndimorë të Kosovës ndaj Serbisë. Sipas tij, ata besojnë se Serbia po e pret përfundimin e epokës së Putinit për t’u orientuar drejt Evropës.

“Serbia dëshiron Republikën Serbe në Bosnjë, Malin e Zi dhe veriun e Kosovës dëshiron ta kthejë në një sferë të ndikimit. Njëjtë siç sillet Rusia me Bjellorusinë dhe Ukrainën. Problemi ynë është se partnerët tanë perëndimorë besojnë se Serbia po udhëhiqet vetëm nga oportunizmi, se është në pritje të përfundimit të epokës së Putinit dhe pastaj do të orientohet qartë drejt Evropës. Kjo është naive. Aleksandar Vuçiq më shumë pret kthimin e Donald Trump në Uashington sesa fundin e luftës në Ukrainë. 80 për qind e popullsisë ka një opinion pozitiv për Vladimir Putin. Serbia e sheh veten si pjesë e një sfere pan-sllave, ortodokse jashtë Evropës”, ka thënë Kurti në një intervistë për mediumin zviceran “Tages-Anzeiger”.

Related posts

Kosovë/ LDK thërret Kuvendin e partisë, kryetari Abdixhiku pritet të kërkojë votëbesim

admin

Izraeli miraton marrëveshjen e aviacionit me Turqinë

admin

Dy xhami në Hannover të Gjermanisë vandalizohen me grafite pro-Izrael

admin