RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti e Lajçaku, në të njëjtin simpozium në Greqi

kurti-e-lajcaku,-ne-te-njejtin-simpozium-ne-greqi

Në kuadër të edicionit të 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI. Pjesë në këtë ngjarje, por në një panel tjetër njoftohet të ketë qenë edhe emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate ka treguar për takimin Kurtit me ish-kryeministrin grek, njëherësh edhe ish-ministër i Punëve të Jashtme, ish-ministër i Arsimit, George Papandreou, por nuk ka treguar nëse ka pasur bashkëbisedim mes Kurtit e Lajçakut.

“Kryeministri Kurti e falënderoi për organizimin e këtij simpoziumi në të cilin marrin pjesë politikanë e diplomatë progresistë, akademikë e ekspertë të shquar. Në pyetjet e ish-kryeministrit grek, ai njoftoi audiencën me punën e institucioneve në Kosovë, me theks për përparimin demokratik, ekonomik, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, të drejtat e njeriut dhe të pakicave, politikat sociale dhe pluralizmin politik”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Më tej thuhet se gjatë bashkëbisedimit, po ashtu u diskutua edhe për raportet midis shteteve në Ballkan, integrimin evropian dhe marrëveshjen bazike me Serbinë për normalizim të marrëdhënieve.

“Ky bashkëbisedim i parapriu dy paneleve diskutuese për Ballkanin, në njërin prej të cilit mori pjesë emisari e ndërmjetësi evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak”, thuhet në njoftim.

Related posts

Zelenskyy: Deri në fund të nëntorit, Ukraina do të zhvillojë një plan veprimi për paqe

RTI

Ish-gjenerali iz’raelit: Tel Avivi nuk mund të hyjë në lu’ftë rajonale pa mbështetjen e SHBA-së

RTI

Ministria e Industrisë cakton marzhën e fitimit për produktet e naftës

rezart morina