RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: E mbështesim Ukrainën deri në fitore

kurti:-e-mbeshtesim-ukrainen-deri-ne-fitore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova qëndron e palëkundur në mbështetjen ndaj Ukrainës.

Në ditën kur dy vjet më parë Rusia pati nisur pushtimin e Ukrainës, Kurti ka thënë se përballë agresionit brutal, populli ukrainas i ka rezistuar me sukses përpjekjes së Rusisë për të kapur dhe pushtuar Kievin.

“Ushtarët e tyre vazhdojnë luftën e një populli të tërë – të guximshëm dhe të vendosur si kurrë më parë. I përshëndesim dhe i garantojmë mbështetjen tonë të palëkundur, derisa fitorja të jetë e tyre”, ka shkruar ai në platformën X.

Edhe presidentja Vjosa Osmani gjatë ditës ka shkruar se qëndrojnë krah Ukrainës duke e ditur se sa i lartë është çmimi për lirinë.

Related posts

Krim në familje, vëllai vret vëllanë dhe kunatën, policia jep detajet

admin

Mbi 10 shpërthime në Kiev, tre viktima në Brovary pas sulmeve ruse

RTI

Kishte planifikuar atentat ndaj Ivanka Trump, arrestohet terroristi i lidhur me IRGC! 32-vjeçari irakian kishte edhe hartë të shtëpisë së saj në Florida

admin