RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Ekziston një marrëveshje dhe është e qartë, fjala urgjencë në të bie pikërisht tek çështja e të pagjeturve

kurti:-ekziston-nje-marreveshje-dhe-eshte-e-qarte,-fjala-urgjence-ne-te-bie-pikerisht-tek-ceshtja-e-te-pagjeturve

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar sërish në lidhje me marrëveshjen e arritur me Serbinë, në kuadër të dialogut.
Ai tha se takimi i radhës që do të zhvillohet në Bruksel, e që është në kuadër të kryenegociatorëve do të ketë për qëllim diskutimin e çështjes së zbatimit të kësaj marrëveshje.

“Takimi në javën e parë të prillit që do të mbahet në Bruksel, s’do të jetë takim ndërmjet meje dhe presidentit serb, por ndërmjet kryenegociatorëve. Me 4 prill në Bruksel do të diskutojnë çështjen e zbatimit të marrëveshjes, që tashmë është dakorduar pra ka marrëveshje, ekziston marrëveshja ajo është shumë e qartë dhe publike për të gjithë dhe kemi nevojë për zbatim të saktë dhe të shpejtë të saj, prandaj edhe do të organizohet një takim ndërmjet kryenegociatorëve. Nga ana e Kosovës është zv/kryeministri Besnik Bislimi”,tha Kurti, shkruan lajmi.net.

Tutje ai shtoi se së pari marrëveshja duhet të zbatohet e tëra.

“Nuk ka mundësi diçka të zbatohet e diçka të mos zbatohet.Nuk mund të ketë nënshkrim të njëanshëm të aneksit, e as zbatim të njëanshëm të marrëveshjes.Prandaj s’mund ta copëtojmë duke marrë pjesët e preferuara, prandaj fjala urgjencë është pikërisht tek fjalia që ka të bëjë me të gjeturit përkatësisht me të zhdukurit.Janë për t’i shërbyer procesit, por tash kemi një marrëveshje s’keni nevojë të vendosni asnjë deklaratë publik të askujt mbi tekstin e marrëveshjes bazë apo të aneksit të zbatimit.Fjala urgjencë është tek çështja e të pagjeturve”,shtoi ai.

Related posts

Putin kërkon bashkëpunim më të madh me Korenë e Veriut

rezart morina

Mediat ruse minimizojnë kërcënimin ndaj shqiptarëve të Kosovës para ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999

admin

Presidenti amerikan mirëpret zgjatjen e mandatit të kreut të NATO-s

rezart morina