89 deputetë sa ishin të pranishëm sot në Kuvendin e Kosovës kanë votuar pro ratifikimit të marrëveshjes së Kosovës me MCC-në për investimin 236.7 milionë dollarë në Kosovë.
E pas kësaj ka reaguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se nuk ka pozitë e opozitë për progresin e Kosovës dhe ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Nuk ka pozitë e opozitë për progresin e Kosovës dhe ndihmën e ShBA-ve. Ende pa u bërë 2/3 e një dite të vetme pas nënshkrimit të marrëveshjes në Uashington DC, Kuvendi i Kosovës i kaloi 2/3 e deputetëve duke e ratifikuar atë sot”,tha Kurti.
Ai falënderoi të gjithë deputetët për votën për ratifikimin e këtij granti, për energji e zhvillim, transmeton lajmi.net.
“I falënderoj të gjithë dhe secilin nga 89 deputetët që me votën e tyre PËR ratifikuan grantin mbi 200 milionësh të MCC-së për energji e zhvillim. Mbështetja unanime e legjislativit për Programin Kompakt konfirmon ndikimin universal të saj: do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Republikës”,shtoi Kurti.
I pari i Qeverisë së Kosovës theksoi se nëpërmjet këtij granti, bashkë po trasojmë rrugën për një të ardhme energjetike të qëndrueshme, të sigurt dhe të pastër.
“Një investim gjigant që do të sjellë investime të reja”,theksoi ai.
Ndryshe nga opozita sot patën vërejtje ndaj deklarimit të mbrëmshëm të kryeministri Albin Kurti pas nënshkrimit të marrëveshjes mbrëmë.
“Më duhet ta pranoj se jam i pikëlluar që do të ndodhë kaq shpejt dhe unë dhe Ministrja Rizvanolli do të humbim një rast të rrallë të përkrahjes nga opozita. Nga mungesa e jonë aty, jam i sigurt se edhe ata do të jenë të pikëlluar”,deklaroi Kurti.
Nga opozita porositën Kurtin se nuk është kryeministër i VV-së, por kryeministër i gjithë Kosovës.