RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti nënshkruan marrëveshje prej 400 milionë euro me BERZh-in

kurti-nenshkruan-marreveshje-prej-400-milione-euro-me-berzh-in

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se ka nënshkruar marrëveshje me BERZH-in për investime 400 milionë euro në sektorët kryesorë të zhvillimit ekonomik të Kosovës

Kurti e ka nënshkruar këtë memorandum të marrëveshjes me presidenten e BERZH-it, Odile Renaud Basso.

Siç ka bërë të ditur ai në platformën X, ky partneritet pritet të sjell një investim prej 400 milionë eurosh në sektorët kryesorë për periudhën 2024–27.

Kurti ka theksuar se kjo shifër është më e madhe se totali i 340 milionë eurove në kredi dhe grante sovrane të marra gjatë tërë 11 viteve që Kosova është anëtare e kësaj organizate.

“Partneriteti me BERZH-in është më i fortë se kurrë. Sapo kam nënshkruar një Memorandum të marrëveshjes me Presidenten Odile Renaud për 400 milionë euro investime në sektorët kryesorë për periudhën 2024–27—më shumë se 340 milionë euro në kredi dhe grante sovrane gjatë tërë 11 viteve që Kosova është bërë shtet anëtar”, ka shkruar Kurti.

Related posts

Kremlini: Po analizojmë planin e paqes të paraqitur nga SHBA-ja lidhur me Ukrainën

Muhamet Ramadani

Sánchez i premton Ukrainës ndihmë me vlerë 55 milionë euro

Muhamet Ramadani

Sulmi në një fushë futbolli la të vrarë 12 fëmijë, analiza e VOA: A mund të shkaktojë ngjarja në Golan luftë mes Izraelit dhe Hezbollahut?

admin