RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti flet për raportet me Osmanin, thotë se mospajtime nganjëherë ka edhe me Gërvallen e Konjufcën

kurti-flet-per-raportet-me-osmanin,-thote-se-mospajtime-nganjehere-ka-edhe-me-gervallen-e-konjufcen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i pyetur për raportet me presidenten Vjosa Osmani, ka thënë në raste kanë pasur dallime, por që nuk beson se ato janë të patejkalueshme dhe se kanë bashkëpunim të ngushtë.

Ai tha se dallime ka pasur edhe me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla.

“Ne kemi bashkëpunim të ngushtë. Kjo nuk do të thotë që edhe me kryeparlamentarin Konjufca, edhe me ministren e Jashtme, Gërvalla, edhe me presidenten Osmani nuk kemi pasur diskutime, nganjëherë dallime, por unë nuk besoj që ka të tilla të cilat janë të patejkalueshme apo..”, tha Kurti të martën para medieve.

Raportet ndërmjet Osmanit dhe Qeverisë, është vlerësuar se janë ftohur pas letrës së Gërvallës drejtuar Asamblesë Parlamnetare të KiE-së e për të cilën Osmani kishte deklaruar se nuk ka qenë në dijeni.

Madje, ajo e kishte quajtur qesharak një arsyetim që kishte dhënë Konjufca lidhur me këtë mos koordinim.

Ai kishte thënë se kjo është bërë pa ndonjë qëllim të keq, pasi presidentja ka qenë jashtë vendit.

Related posts

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

rezart morina

Presidenti Erdoğan priti ministrin e Jashtëm rus Lavrov

rezart morina

Ush’tria iz’raelite bastis qytetet pa’lestineze në Bregun Perëndimor të push’tuar

RTI