RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti fton liderët e opozitës të takohen të martën

kurti-fton-lideret-e-opozites-te-takohen-te-marten

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar liderët e opozitës Lumir Abdixhiku, Memli Krasniqi dhe Ramush Haradinaj, që të takohen të martën, për të biseduar për takimin e fundit të zhvilluar në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Përveç në formë elektronike, ftesat për këtë takim krerëve të opozitës do t’u dërgohen edhe formë fizike, ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, raportoi të hënën Ksp-ja.

“Dje u janë dërguar ftesat në formë elektronike, ndërsa sot dërgohen në formë fizike. Ftesa për takim është për ditën e nesërme”, ka thënë Kryeziu.

Paralajmërimin për këtë takim, Kurti e bëri të ditur të dielën, në mbledhjen e Këshillit të përgjithshëm të Vetëvendosjes. Me këtë rast, Kurti deklaroi se mospajtimet politike që kanë mes vete pushtet e opozitë, nuk duhet të tejkalojnë interesin shtetëror. /kosovapress

Related posts

MPJD-ja për arrestimin e Selmanit në Serbi: Kemi kërkuar nga ndërkombëtarët të bëjnë presion për lirimin e tij

admin

Vatikani hap hetimin e parë për abuzim seksual ndaj një peshkopi spanjoll

admin

Idetë e tyre gëzojnë mbështetjen e votuesve, por nuk janë të lehta për t’u zbatuar, VOA: Gara për Shtëpinë e Bardhë, qëndrimi i kandidatëve për ekonominë

admin