RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Hapja e Urës mbi lumin Ibër është liri e lëvizjes

kurti:-hapja-e-ures-mbi-lumin-iber-eshte-liri-e-levizjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se hapja e Urës mbi lumin Ibër është liri e lëvizjes dhe liria e lëvizjes është e drejtë themelore si në Kosovë e po ashtu edhe në Bashkimin Evropian.

Kurti në mbledhjen e Qeverisë, ka bërë të ditur se në këtë javë e po ashtu edhe në javën e ardhshme do të kenë vizita nga delegacioni i NATOS-, delegacioni danez e po ashtu edhe ministra të jashtëm të dy shteteve anëtare të NATO-s, raporton teve1.info

“Në të gjitha këto takime natyrisht diskutohet edhe çështja e urës qendrore mbi lumin Ibër në Mitrovicë për të cilën jemi duke i bërë të gjitha konsultimet e nevojshme si dhe punët tona të shtëpisë si p.sh., trajtimi i draftit preliminar për qëndrueshmërinë fizike të urës, teksa presim raportin final e deri te përgatitjet për rregullimin e pamjes dhe pastrimin e mjedisit rrotull. Hapja e urës është liri e lëvizjes, e liria e lëvizjes është e drejtë themelore si në Republikën e Kosovës ashtu edhe në Bashkimin Evropian”, ka thënë Kurti.

Tutje Kurti ka folur edhe për fillimin e vitit të ri shkollor, ku ka thënë se gjithçka është gati për fillimin e mbarë dhe me kohë të vitit shkollor 2025-2026.

Kurti bëri me dije se deri tash për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore kanë aplikuar mbi 194 mijë prindër ose kujdestar ligjor, teksa shtoi se procesi i transferimit të mjeteve po vazhdon.

“Teksa na ndajnë pak ditë nga nisja e vitit të ri shkollor, vazhdone dhe subvencionimi për tekste dhe materiale shkollore, Deri më tani kanë aplikuar 194 mijë e 180 prindër ose kujdestar ligjorrpër subvenmcionimin e teksteve. Ndërkaq janë subvencionuar gjithsej 171 mijë e 200 aplikues. Procesi i transferimit të mjeteve vijon. Gjithcka është gati për fillimin e mbarë dhe me kohë të vitit shkollor për çka ju uroj suksese të gjithë vogëlushëve, nxënësve e studentëve”, ka thënë Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

Related posts

Shqipëria dhe Kosova kryesojnë në Ballkan për numrin më të lartë të azikërkuesve në Evropë

rezart morina

Antikorrupsioni arreston drejtorin e Agjencisë për Efiçiencë të Energjisë

admin

Lajçak: Drafti i parë për Asociacionin, pikënisje për diskutimet e ardhshme

admin