RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Antikorrupsioni arreston drejtorin e Agjencisë për Efiçiencë të Energjisë

antikorrupsioni-arreston-drejtorin-e-agjencise-per-eficience-te-energjise

Hetuesit policorë nga Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, sot kanë arritur të sigurojnë informata dhe prova për A.K., i cili dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

I dyshuari, në cilësi të drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, ka nënshkruar kontratë rreth realizimi të disa projekteve në Burgun e Dubravës me një kompani në vlerë prej 199,500.00€.

Dyshohet se projektet në Burgun e Dubravës ishin tashmë të realizuara në vitet 2016-2018, (në Pavionin 4, vlera 271,466.66 €- realizuar në vitin 2016-2018, në Pavionin 6, vlera 233,309.00 € – realizuar në vitin 2016-2018 dhe ndriçimin e perimetrit të jashtëm të Burgut të Dubravës, Faza I, në vlerë 15,240.00 €, Faza II në vlerë 18,675.00 € dhe faza V në vlerë 20,000.00 € – realizuar në vitin 2016-2018). Vlen te ceket se në vitin 2021 ndaj personit të njëjtë ishte iniciuar një rast tjetër nga policia.

Sot, i dyshuari është shoqëruar në polici, është intervistuar ndaj tij është iniciuar rasti ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’. Në konsultim me prokurorin kompetent, rasti do të zhvillohet në procedurë të rregullt.

Related posts

Irani ofron të lehtësojë dialogun mes Afganistanit dhe Pakistanit

Irfan Jahiu

Ekonomistët thonë se gjykimet nga Specialja dhe dialogu po ndikojnë tek investimet e huaja

Muhamet Ramadani

Borrell: Fillon trajnimi i pilotëve ukrainas për F-16 në Poloni

admin