RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti i adresohet me video komunitetit serb: Le të ecim së bashku drejt një të ardhmeje më të mirë

kurti-i-adresohet-me-video-komunitetit-serb:-le-te-ecim-se-bashku-drejt-nje-te-ardhmeje-me-te-mire

Kryeministri Albin Kurti iu është adresuar komunitetit serb në Kosovë, përmes një video.

Kurti aty thekson se Qeveria ka bërë shumë për komunitetin serb, duke përmendur ndër të tjerash dyfishimin e buxhetit të Zyrës së Komisionerit për Gjuhët dhe dhënien e granteve për OJQ-të e mediat që mbështesin komunitetin serb.

“E kam theksuar vazhdimisht se ky vend është i përbashkët i yni – ai që na përqafon dhe na mbron, dhe për të mirën jemi të detyruar të luftojmë. Le të ecim drejt një të ardhmeje më të mirë së bashku, duke ndërtuar ura të forta, për atë që duam për veten dhe familjet tona. Shtëpia është aty ku është shtëpia dhe vendi ynë është shtëpia e të gjithëve ne”, ka theksuar Kurti.

Related posts

Osmani pret në takim homologun Begaj

Muhamet Ramadani

Vuçiq-Herzog në Beograd: Marrëdhënie të mira mes Serbisë dhe Iz’raelit

admin

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me mesazh se kujtimi i Srebrenicës është detyrim civilizues

RTI