RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: I bëj thirrje Serbisë të ndërpresë nxitjet për dhunë

kurti:-i-bej-thirrje-serbise-te-nderprese-nxitjet-per-dhune

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka reaguar pas sulmit të mbrëmshëm me granatë dore në ndërtesën e komunës së Mitrovicës së Veriut.

Kurti në Twitter tha se fatmirësisht nga ky sulm nuk u lëndua askush.

Teksa i ka bërë thirrje Serbisë që të ndërpresë nxitjet për dhunë para se siç tha ai, të humbasin jetë.

“Mbrëmë ndërtesa e komunës në Mitrovicë është sulmuar nga 2 granata dore, duke shkaktuar dëme në veturat e afërta. Fatmirësisht asnjë person nuk u lëndua, por mund të kishte ndodhur lehtësisht. I bëj thirrje Serbisë që menjëherë të ndërpresë nxitjet për dhunë para se të humbasin jetë”, ka shkruar Kurti.

Ndryshe, në orët e vona të mbrëmjes të së hënës, persona të dyshuar kanë sulmuar me mjet shpërthyes komunën në Mitrovicë të Veriut.

Drejtori i Zyrës për Informim në Policinë e Kosovës, Baki Kelani bën të ditur për teve1.info se dyshohet se mjeti shpërthyes ka qenë granatë dore.

Sipas Kelanit, lëndime në njerëz nuk ka, teksa dëme materiale janë shkaktuar në dy vetura

Related posts

Danimarka zgjeron shërbimin e detyrueshëm ushtarak si përgjigje ndaj Rusisë dhe Trumpit

Irfan Jahiu

Murati: S’ka shtesa për sektorin privat, bizneset duhet t’ua rrisin pagat

admin

Franca lejon kompanitë izraelite të marrin pjesë në panairin ndërkombëtar të sigurisë

Muhamet Ramadani