RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti i përgjigjet Borrellit: Dezinformimi, i rrezikshëm dhe i papranueshëm

kurti-i-pergjigjet-borrellit:-dezinformimi,-i-rrezikshem-dhe-i-papranueshem

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është përgjigjur përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, për “alarmimin” për arrestimet në veri dhe marshimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicën e Jugut të premten. Në një reagim në Twitter, Kurti ka thënë se “dezinformomi është i rrezikshëm dhe i papranueshëm”.

Më herët të premten, Borrelli u shpreh “shumë i alarmuar” për “arrestimet e jashtëligjshme të serbëve të Kosovës” dhe “marshimin e FSK-së në Mitrovicën e Jugut”. Ai deklaroi se “nuk do të tolerojnë” përshkallëzim të mëtejmë të situatës.

Në përgjigje, Kurti ka thënë se përhapja e panikut dhe pretendimeve të rreme veç “u fryjnë tensioneve dhe u ndihmojnë atyre që kërkojnë përshkallëzim”.

“Një thirrje për të gjithë: Ju lutem konfirmojini burimet dhe prisni për informata zyrtare nga institucionet e Kosovës para se të vendosni të angazhoheni publikisht në transmetimin e lajmeve apo parashikimin e ngjarjeve”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Ai ka thënë se serbi i arrestuar në veri gjatë ditës është kapur “bazuar në dëshmitë e bollshme dhe në përputhje me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës”.

Kurti ka thënë se si kryeministër nuk ka gisht në hetime e arrestime.

Po ashtu ai ka sqaruar se KFOR-i ka qenë në dijeni të plotë për marshimin e FSK-së në Mitrovicën e Jugut. Ka thënë se ky marshim ka qenë aktivitet i planifikuar vjetor.

“Dezinformimi është i rrezikshëm dhe i papranueshëm”, ka përfunduar ai.

Related posts

Dhjetë persona të vdekur nga ortekët në Austri dhe Zvicër

admin

Të paktën pesë të vrarë nga bombardimet izraelite në xhaminë në veri të Gazës

admin

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump “i pajustifikueshëm”

admin