RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Janë paralajmëruar edhe masa të tjera ndaj Kosovës

kurti:-jane-paralajmeruar-edhe-masa-te-tjera-ndaj-kosoves

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se janë paralajmëruar edhe sanksione të tjera nga Bashkimi Evropian, por sipas tij, aktualisht Kosova i ka të ngujuara miliona kredi dhe grante, që duhet të kalojnë nëpërmjet Kuvendit.

Ai deklaroi të hënën se rreth 149 milionë euro janë të bllokuara.

“Është e vërtetë që janë paralajmëruar masa edhe janë zbatuar disa prej tyre, ju e dini që ushtrimi i madh ‘Defender Europe’, sidomos në Gjakovë ku e kishim të planifikuar u pat anuluar, bëhet fjalë edhe për vizita e masa të përkohshme, të cilat për bindjen time janë të padrejta. Ajo që ne duhet të bëjmë është që në Kuvend, me 2/3 e deputetëve t’i kalojmë ato kredi dhe grante që kanë ngelur të ngujuara dhe s’po mund t’i gëzojë ekonomia e Kosova, rreth 149 milionë euro. Kredi dhe grante që pa 2/3 nuk po kalojnë. Teksa mërzitemi për masat e ardhshme të përkohshme, ne kemi një ngujim aktual të cilin do të mund ta largojmë bashkërisht në Kuvendin e Kosovës”, tha Kurti.

Të dielën derisa pëuroi një park në fshatin Davidovc të Shtimes, Kurti deklaroi se Kosova është e gatshme dhe e interesuar më tepër sesa Serbia për normalizim me njohje de facto në qendër.

“Tryeza e dialogut është për zbatimin e marrëveshjes për normalizim të plotë dhe gjithashtu për deeskalim. Ne jemi të gatshëm, të interesuar shumë më tepër sesa pala tjetër për normalizim me njohje de facto në qendër, për njohje reciproke, por gjithashtu jemi të interesuar dhe të gatshëm për deeskalimin e gjendjes për çfarë unë kam folur edhe publikisht ë të gjitha gjuhët që i di në mënyrë që të kemi paqe e qetësi në veri të Kosovës, por edhe Kosova e Serbia si dy shtete të ndërtojnë fqinjësi të llojit evropian”, është shprehur ai.

Related posts

Përmes protestës kërkohet shkarkimi i profesorit që u denoncua për ngacmim seksual

RTI

Kush është serbi nga Prishtina që mund t’ia merr Vuçiqit Beogradin në zgjedhjet e 2 qershorit

admin

Dita e Kushtetutës, Vjosa Osmani: Zbatimi i saj na ndihmon në procesin integrues euroatlantik

admin