RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KFOR-i do të kryejë stërvitje treditore në tetë komuna

kfor-i-do-te-kryeje-stervitje-treditore-ne-tete-komuna

Misioni i KFOR-it në Kosovë do të kryejë stërvitje rutinë ushtarake në pjesën perëndimore, nga 4 deri më 6 korrik 2023.

Në komunikatën e lëshuar për media, KFOR-i njoftoi se stërvitjet do të kryhen nga kontingjenti shumëkombësh, me qëllim të përmirësimit të gatishmërisë dhe përgatitjes së njësive.

Ushtarët dhe automjetet do të vendosen në Istog, Shtërpcë, Mamushë, Deçan, Gjakovë, Dragash, Han të Elezit dhe në Kaçanik.

“Aktivitetet stërvitore do të përfshijnë lëvizje ditën dhe natën me fluturime tokësore dhe me helikopterë mbi komunat e Gjakovës, Shtërpcës dhe Mamushës. Radhët e mjeteve të rënda do të kalojnë transit përgjatë rrugëve kryesore dhe dytësore brenda rajonit. KFOR-i kryen ushtrime të tilla rutinë për qëllime provash dhe trajnimi për të ofruar një përgjigje në kohë dhe të sigurt. KFOR-i kërkon të sigurojë ndikim minimal në popullatën civile dhe të kufizojë çdo ndërprerje të aktiviteteve komerciale”, thuhet në komunikatë.

Ky mision shtoi se është i përqendruar në zbatimin e mandantit të tij, për të siguruar mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes.

Related posts

Khamenei i Iranit: Shqetësimet e protestuesve janë legjitime, pas trazirave është “dora e armikut”

RTI

Ushtria izraelite urdhëron evakuimin e periferive jugore të Bejrutit, Netanyahu urdhër për vijimin e sulmeve

admin

Vuçiç bën krahasimin: Kosova më e fortë se Mali i Zi, FSK lë pas edhe Maqedoninë e Veriut!

admin