RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti jep detaje për krijimin e Xhandarmërisë: Do ta plotësojë boshllëkun mes Policisë dhe FSK-së

kurti-jep-detaje-per-krijimin-e-xhandarmerise:-do-ta-plotesoje-boshllekun-mes-policise-dhe-fsk-se

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka dhënë detaje të reja rreth krijimit të imin e Xhandarmerisë së Kosovës, duke e cilësuar atë si një nevojë të domosdoshme për sigurinë kombëtare dhe përballjen me sfidat që, sipas tij, vijnë nga Serbia.

Kurti deklaroi se struktura e re do të jetë moderne, e specializuar dhe e disiplinuar, me rol të ndërmjetëm mes Policisë së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

“Me qëllim të adresimit të sfidave e vështirësive të mëdha e rreziqeve jo të vogla nga Serbia dhe përballja me to, themelimi i xhandarmerisë është domosdoshmëri e kohës”, ka thënë ai.

Sipas Kurtit, Xhandarmeria do të ketë mandat të qartë për sigurimin e vijës tokësore, ujore dhe ajrore në gjithë territorin e Kosovës, si dhe për operacione kundër grupeve terroriste, strukturave të armatosura dhe formacioneve paraushtarake.

Ai shtoi se kjo forcë do të angazhohet edhe në parandalimin e kontrabandës ndërkufitare me mallra dhe migrantë, si dhe në mbrojtjen e infrastrukturës kritike të vendit.

Kryeministri në detyrë bëri të ditur se themelimi dhe funksionalizimi i Xhandarmerisë do të realizohet përmes një ligji të veçantë që pritet të miratohet nga Kuvendi i Kosovës në legjislaturën e 11-të.

Related posts

REL: Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë

admin

Arabia Saudite dënon sulmet izraelite në Gaza

admin

Iu bë atentat me armë zjarri gjatë fjalimit, Donald Trump do të merret në pyetje nga FBI

admin