Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i pyetur nga gazetarët për planin franko-gjerman ka thënë se është një hap në drejtim të duhur pasi konceptet dhe nocionet që përdoren janë vlera prej dallim prej dakordimeve të mëhershme që ishin ideologji e zgjidhjes së problemeve.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ai që po quhet plani franko-gjerman ka edhe mbështetjen e Brukselit dhe Uashingtonit.
“Unë e kam vlerësuar këtë propozim si hap në drejtimin e duhur. Konceptet dhe nocionet që përdoren aty janë vlera për dallim prej dakordimeve të mëhershme që ishin përbrenda si ideologji të zgjidhjes së problemeve, ku thuhet se Kosova e ka këtë problem të veçantë në veri të Mitrovicës ose në Graqanicë dhe do t’ia bëjmë një zgjidhje të veçantë. Tash nuk jemi te ajo. Tashmë jemi të vlerat”.
“Me 18 gusht në takimin në Bruksel pika e parë është korniza e përgjithshme e marrëveshjes. Deri më 18 gusht nuk kemi pasur dialog për marrëveshjen. Kemi pasur dialogu për proces të vazhdueshëm, dialog për koncesione, për marrëveshje të vogla e ndonjëherë dialog për dialog”.
“Më 9 shtator, pa u bërë një muaj pas këtij takimi patën ardhur në zyre te unë këshilltarët e lartë të Knacelarit Scholz dhe Macron bashkë me ndërmjetësin e njohur Lajçak. Ata kanë sjellë përmbledhje të ideve, modeleve që unë nuk i kam refuzuar dhe kam thënë se janë bazë e mirë. Unë i kam vërejtjet e mia dhe ua kam thënë edhe atyre, por unë nuk e kam kundërshtuar atë propozim”.
Ndërsa Kurti ka thënë se ky plan është refuzuar nga Beogradi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë të mbajtur nga ata që tentojë të shndërrojë destabilizim e pasiguri në Kosovë.
“Qëllimi i Beogradit nuk është për të mos e pranuar planin, është për të maskuar refuzimin e planit, i bëjnë këto drama për të kamufluar”, ka deklaruar ai.
Për planin franko-gjerman nuk ka pasur shumë informacione.
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, më 3 nëntor ka konfirmuar se ekziston plani franko-gjerman, që është raportuar se është një propozim për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë.