RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Kërcënohemi nga Serbia e Rusia, na duhen më shumë trupa të NATO-s

kurti:-kercenohemi-nga-serbia-e-rusia,-na-duhen-me-shume-trupa-te-nato-s

Për shkak të kërcënimeve që vijnë nga Serbia dhe Rusia, ekziston nevoja urgjente për shtimin e trupave të NATO-s në Kosovë, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten në një intervistë për televizionin gjerman “Welt”.

Kurti ka thënë se prezenca e më shumë trupave të KFOR-it në Kosovë, do ta ndihmonte vendin për të zgjeruar më tej strukturat dhe kapacitetet e sigurisë.

“Rreth Kosovës janë 48 baza ushtarake serbe. Rusia dhe Serbia punojnë ngushtë së bashku në politikën ushtarake, ata ndërmorën gjithsej 104 manovra dhe aktivitete së bashku në vitin 2021 – disa prej të cilave përfshinin forcat e armatosura bjelloruse. Për shkak të kërcënimit nga Serbia dhe Rusia, ekziston nevoja urgjente për të rritur ndjeshëm numrin e ushtarëve të NATO-s në Kosovë. Kjo patjetër do të përmirësonte sigurinë tonë. Do të na ndihmonte gjithashtu nëse më shumë ushtarë gjermanë do të merrnin pjesë në trupat mbrojtëse të NATO-s. Përveç kësaj, trupat e KFOR-it mund të na ndihmojnë për të zgjeruar më tej strukturat dhe kapacitetet tona të sigurisë”, ka thënë Kurti kur është pyetur nëse Kosova ka nevojë për më shumë trupa të KFOR-it.

Kurti ka thënë se kontrollet kufitare për qytetarët serbë që duan të hyjnë në Kosovë dhe rregulloret e reja për targat do të zbatohen duke nisur nga 1 shtatori.

Megjithatë, ai ka thënë se është i gatshëm të heqë dorë nëse edhe Serbia pranon t’i eliminojë kontrollet kufitare për qytetarët e Kosovës.

“Kontrollet e planifikuara kufitare për qytetarët serbë që duan të udhëtojnë në Kosovë dhe rregulloret e reja për targat do të jenë të detyrueshme dhe do të zbatohen për një kohë të pacaktuar nga 1 shtatori. Por unë jam gati të shtrëngoj duart me Vuçiqin. Nëse Serbia pranon të heqë dorë nga kontrollet kufitare në të ardhmen, atëherë ne do të bëjmë të njëjtën gjë”, ka thënë Kurti. /koha

Related posts

Serbët nisin të mblidhen në Gazimestan, Policia kërkon të hiqen bluzat me mbishkrime nacionaliste serbe

admin

Mijëra iz’raelitë protestojnë kundër qeverisë së Ne’tanyahut, kërkojnë shkëmbimin e të burgosurve me pa’lestinezët

rezart morina

Me sy të kuq dhe duar të fryra, Mbreti Charles jep mesazhin e tij të parë pas diagnostikimit me kancer (VIDEO)

admin