RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Serbët nisin të mblidhen në Gazimestan, Policia kërkon të hiqen bluzat me mbishkrime nacionaliste serbe

serbet-nisin-te-mblidhen-ne-gazimestan,-policia-kerkon-te-hiqen-bluzat-me-mbishkrime-nacionaliste-serbe

Kanë filluar të mblidhen serbët nga Kosova dhe rajoni për të festuar “Vidovdanin” në Gazimestan të Prishtinës.

I gjithë manifestimi qendror po përcillet me prani të shtuar të Policisë së Kosovës të cilët po kryejnë kontrolle ndaj të pranishmëve.

Gjithashtu, të njëjtëve po iu pamundësohet hyrja me çfarëdo mbishkrimi nacionalist në bluzat e tyre.

Policia e Kosovës ka kthyer nga aty dy serbë, të cilët kishin të veshura bluza me mbishkrime nacionaliste serbe.

Kësisoj ata kanë debatuar lidhur me këtë çështje, por nga Policia është kërkuar ose të largojnë këto lloje të bluzave, ose në të kundërtën nuk kalojnë për në këtë manifestim të tyre.

Related posts

Asnjë Shekel për Gazën, thotë ministri Izraelit i financave

admin

Kërcënohet një prokuror në Prishtinë

admin

Sekuestrohen barna në vlerë deri në 10 mijë euro, dogana jep detaje rreth aksionit të sotëm në Pejë e Gjakovë

RTI