RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti kërkon që sa më shpejt të mbyllet çështja e ekstradimit të Ramadanit nga Maqedonia e Veriut

kurti-kerkon-qe-sa-me-shpejt-te-mbyllet-ceshtja-e-ekstradimit-te-ramadanit-nga-maqedonia-e-veriut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, lidhur me rastin e ndalimit të ish-pjesëtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani në Maqedoninë e Veriut, për të cilin Serbia ka kërkuar ekstradim, ka deklaruar se ministrat e Drejtësisë të të dyja vendeve do të jenë në kontakt të vazhdueshëm.

Kurti, beson që ky rast do të përmbyllet sa më shpejt në mënyrë që të zbatohet ligji.

“Besoj që do të përmbyllet sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që edhe ligji të zbatohet, por edhe që marrëdhëniet e mira fqinjësore të ruhen e të mirëmbahen. Unë jam optimist për të ardhmen, nuk është rasti i parë ky që na ndodh, ka pasur raste të tilla edhe në të kaluarën”, ka thënë ai.

Edhe homologu i tij maqedonas, Hristijan Mickoski, ka ndarë të njëjtin mendim me Kurtin si dhe është shprehur se marrëdhëniet e mira fqinjësore e bilaterale do të shkojnë në drejtim pozitiv.

“Ministrat e Drejtësisë do të vazhdojnë të bashkëpunojnë jo vetëm për këtë rast, por edhe për rastin ‘Monstra’ gjithashtu, sepse marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bilaterale do të shkojnë në drejtim pozitiv. Ky takim është i mirë pasi duam t’i rrisim dhe përmirësojmë marrëdhëniet mes dy qeverive”, ka shtuar ai.

Related posts

Arrestohet “Bio Mulaku”, prezantohej si mjek popullor

rezart morina

Erdogan: Lufta kundër terrorizmit, çelësi i zgjidhjes së emigracionit

rezart morina

Zelanda e Re rihap plotësisht kufijtë pas dy vjetësh mbylljeje

admin