RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zelanda e Re rihap plotësisht kufijtë pas dy vjetësh mbylljeje

zelanda-e-re-rihap-plotesisht-kufijte-pas-dy-vjetesh-mbylljeje

Kufijtë e Zelandës së Re janë plotësisht të hapur për herë të parë që nga marsi i vitit 2020, kur ata u mbyllën në një përpjekje për të mbajtur jashtë virusin COVID-19.

Autoritetet e imigracionit tani do të fillojnë të pranojnë sërish vizitorët me viza dhe ata me viza studentore, raportoi BBC të hënën.

Kryeministrja, Jacinda Ardern e quajti këtë një “moment të madh”, duke shtuar se ishte pjesë e një “procesi të kujdesshëm”.

Shumica e vizitorëve do të duhet ende të vaksinohen plotësisht, por nuk ka kërkesa për karantinë.

Kufiri detar i vendit është rihapur gjithashtu, me anijet e lundrimit dhe jahtet e huaja rekreative tani të lejuara të ankorohen.

Zelanda e Re njoftoi fillimisht një plan rihapjeje me faza, në shkurt. Ky shtet lejoi qytetarët e vaksinuar të ktheheshin nga Australia atë muaj dhe ata që vinin nga diku tjetër të ktheheshin, në mars.

Në maj, Zelanda e Re filloi të mirëpresë turistë nga më shumë se 50 vende në listën e heqjes së vizave. /koha

Related posts

Jemeni përballet me krizën më të rëndë ushqimore që nga viti 2022

Muhamet Ramadani

Një tërmet me magnitudë 7.3 godet Indonezinë, duke shkaktuar paralajmërim për cunami

Muhamet Ramadani

Haradinaj – deputetëve: Ta shkarkojmë Kurtin, mashtrimi i tij ka elemente të tradhtisë

admin