RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti kërkon që Serbia “të dënohet” për mosnënshkrimin e marrëveshjes

kurti-kerkon-qe-serbia-“te-denohet”-per-mosnenshkrimin-e-marreveshjes

Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar nga faktori ndërkombëtar që ta dënojë sjelljen e Serbisë për mosnënshkrimin e marrëveshjes, e cila është propozuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Kurti ka thënë se zbatimi i marrëveshjes do të duhej të fillonte që dje, pasi siç ka thënë, nuk ka një afat se kur duhet të fillojë zbatimi.

Këto deklarime ai i ka bërë të martën para mediave, pasi ka marrë pjesë në konferencën e dytë nacionale për shënimin e Ditës Botërore të Punës Sociale, transmeton Telegrafi.

“Zbatimi i kësaj marrëveshje duhet të fillojë qysh dje, për shkak se edhe plani i zbatimit thotë që nuk ka një afat në të ardhmen kur duhet të fillojë zbatimi i marrëveshjes. Marrëveshjen bazë dhe planin e zbatimit tashmë i kemi të dakorduara. Për neve kjo është e një marrëveshje, por unë pres nga faktorët ndërkombëtarë që të gjykojnë, dënojnë sjelljen e Serbisë e cila kur zhvillohen takimet thotë se nuk nënshkruaj, ndërmjet takimeve thotë se nuk zbatojë asgjë”.

“Nuk mund të flas kështu pala tjetër kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe Kombet e Bashkuara. Nuk mund të flasë se kurrë nuk do të njoh Kosovën, pasi marrëveshja bazë është njohje de-facto”, ka thënë kreu i ekzekutivit.

Tutje, Kurti është shprehur se tani Serbia duhet të pyetet pse po refuzon që ta nënshkruajë këtë marrëveshje, për përmbajtjen e së cilës palët janë dakorduar qysh në takimin e 27 shkurtit në Bruksel.

“Unë besoj se tash nuk do të duhej që topi të jetë në anën e Kosovës, por në anën e Serbisë. Në vend që të pyetet Serbia pse nuk po e nënshkruan, më pyesin mua se kur do ta bësh Asociacionin”, ka deklaruar ai.

Related posts

Zgjedhjet lokale në Shqipëri, KQZ jep të dhënat për orën e parë të votimeve

admin

Të gjithë në mbështetje të plotë për shqiptarët e Kosovës Lindore

admin

Tanket e para amerikane Abrams arrijnë në Ukrainë

admin