RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tanket e para amerikane Abrams arrijnë në Ukrainë

tanket-e-para-amerikane-abrams-arrijne-ne-ukraine

Ukraina ka pranuar dërgesën e parë me tanket amerikane Abrams, që thuhet se do të forcojnë kundërofensivën e Kievit ndaj trupave ruse në lindje.

“Lajme të mira nga [ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem] Umerov. Abrams kanë arritur në Ukrainë dhe janë të gatshëm të forcojnë brigadat tona. Jam mirënjohës ndaj aleatëve për zbatimin e marrëveshjeve për këtë çështje”, shkroi në Telegram presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, një javë pasi presidenti amerikan, Joe Biden, se tanket e tilla do të arrinin në Ukrainë.

Shtetet e Bashkuara në janar u pajtuan që të dërgonin tanket Abrams në Ukrainë, teksa Kievi po përgatitej për kundërofensivën kundër forcave ruse të cilat nisin pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Në total, Uashingtoni ka thënë se do të dërgojë në Ukrainë 31 tanke të tilla luftuese.

Më herët gjatë shtatorit, SHBA-ja tha se do t’i ofrojë Ukrainës edhe municione kundërthënëse me uranium të varfëruar, që përdoren për tanket M1 Abrams.

Ukraina ka thënë se i duhen tanket për të forcuar brigadat e saj pas nisjes së kundërofensivës në korrik. /rel

Related posts

Mijëra protestojnë kundër ICE në SHBA, thirrje për “bllokadë ekonomike”

Muhamet Ramadani

1.500 fluturime të anuluara në SHBA për shkak të stuhive të forta dimërore

RTI

FSK hap konkurs për pranimin e 612 ushtarëve të rinj

admin