RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: KFOR-i ka faktet e kidnapimit, e habitshme që nuk ka dalë me asnjë deklaratë

kurti:-kfor-i-ka-faktet-e-kidnapimit,-e-habitshme-qe-nuk-ka-dale-me-asnje-deklarate

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, deklaroi që KFOR-i i ka të gjitha faktet që është kryer kidnapimi i tre zyrtarëve policorë brenda territorit të Kosovës.

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, përmes një konference për media, Kurti tha se heshtja e deritanishme e KFOR-it, nuk i kontribuon de-eskalimit, e njëherit as drejtësisë, shkruan teve1.info.

“Në vendin e ngjarjes kanë qenë KFORI-i, kanë qenë Policia e Kosovës, aty janë gjendur gjurmët e këpucëve e çizmeve të huaja, e në drejtim të Serbisë, por janë gjetur edhe pranga lidhëse plastike. Mua vazhdon të më habisë fakti që as të nesërmen, me këtë të vërtetë që po e shpërfaqim, nuk del zyrtarisht KFOR-i. Të gjitha këto fakte i ka edhe KFOR-i, ne me partnerët tanë i ndajmë informatat, mirëpo heshtja e tyre nuk I kontribuon as de-eskalimit, as hetimit, as drejtësisë. Nuk ka kuptim që për një ngjarje në territorin e Kosovës, as të nesërmen të mos kemi kurrfarë deklarate zyrtare. Po, mund të jetë edhe shkelje e rezolutës 1244, por ne e përfaqësojmë Republikën e Kosovës”, deklaroi Kurti para medieve.

Më tej, i pyetur nga gazetarët se a ka pasur ndonjë bisedim me QUINT-in, Kurti tregoi se mbrëmë ka pasur bisedë telefonike me emisarin special amerikan, Gabriel Esobar dhe me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

“Mbrëmë kam pasur bisedë telefonike, me emisarin special amerikan, Gabriel Escobar dhe me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, me të cilët kemi diskutuar situatën e sigurisë dhe unë u kam thënë që pres nga KFOR-i të më sjellin informacion mua në formë të vlerësimit të konkluzionit para mbledhjes së Këshillit të Sigurisë. Mirëpo, nuk kemi pasur asnjë informacion”, shtoi tutje Kurti.

Tutje, Kurti theksoi se Serbia ka thënë që ka arrestuar tre policët, mirëpo sipas tij, duket qartë që nuk bëhet fjalë për diçka të tillë.

Ndërkaq, i pyetur për vendndodhjen e tre policëve zyrtarë të kidnapuar, Kurti bëri të ditur se janë vazhdimisht në kontakt me udhëheqësin e zyrës ndërlidhëse të Kosovës me Beogradin, Jetish Jasharin, për të bërë vizita në burgjet ku po mbahen oficerët e kidnapuar.

Related posts

Mehaj: FSK në secilën situatë emergjente është e gatshme

admin

Baerbock: Suedia dhe Finlanda kanë përmbushur objektivat për anëtarësimin në NATO

rezart morina

Zelensky mirëpret dërgesat e tankeve dhe trajnimin e ushtarëve ukrainas

rezart morina