RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë nuk i eviton zgjedhjet, për Presidentin duhet kuorum

kurti:-konstituimi-i-kuvendit-dhe-formimi-i-qeverise-nuk-i-eviton-zgjedhjet,-per-presidentin-duhet-kuorum

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se marrëveshja politike e arritur mes palëve nuk është e mjaftueshme për të shmangur mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Para nisjes së seancës konstituive, Kurti theksoi se krahas formimit të institucioneve, nevojiten edhe votat e mjaftueshme për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Sipas tij, për zgjedhjen e presidentit apo presidentes kërkohet pjesëmarrja e dy të tretave të deputetëve në Kuvend, ndërsa për këtë proces duhet të jenë të pranishëm edhe deputetë jashtë palëve që kanë arritur marrëveshjen politike.

“Marrëveshje politike kemi, këtë e kemi arritur, por ajo duhet të na sigurojë edhe numrat në mënyrë që t’i evitojmë zgjedhjet e reja. Kuvendi dhe qeveria nuk i evitojnë zgjedhjet e reja pa e zgjedhur presidentin”, deklaroi Kurti.

Ai shtoi se, me arritjen e marrëveshjes politike, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka thirrur seancën konstituive dhe se deputetët duhet t’i përgjigjen pozitivisht kësaj thirrjeje.

Related posts

Sot protestojnë pensionistët në Mitrovicën veriore, shkak dinari

Muhamet Ramadani

Greqia rrit pagën minimale në 920 euro bruto!

admin

Vriten dy vëllezër në Malishevë

RTI