RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Kthimi i ish-gjyqtarëve dhe ish-prokurorëve serbë nuk mund të bëhet jashtë Kushtetutës dhe ligjit

kurti:-kthimi-i-ish-gjyqtareve-dhe-ish-prokuroreve-serbe-nuk-mund-te-behet-jashte-kushtetutes-dhe-ligjit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se rikthimi i ish-prokurorëve dhe ish-gjyqtarëve serbë, të cilët dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës në fund të vitit 2022, mund të bëhet vetëm në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.

Në mbledhjen e Qeverisë, Kurti tha se largimi i pjesëtarëve të komunitetit serb nga institucionet ishte një veprim i organizuar politikisht dhe një akt sabotues ndaj shtetit.

“Braktisja e organizuar dhe politikisht e motivuar e institucioneve të Republikës së Kosovës nga pjesëtarë të komunitetit serb në fund të vitit 2022 ishte pikënisje e një serie veprimesh sabotuese ndaj shtetit. Qysh atëherë u kemi bërë thirrje të gjithë serbëve në institucione: ‘Mos i braktisni ato, mos jepni dorëheqje, mos shkoni!’. Por nuk kemi të drejtë kushtetuese e ligjore t’u themi: ‘Kthehuni!’. Largimi i tyre ka qenë akt politik, individual, ndonëse i organizuar, por kthimi është çështje ligjore dhe kushtetuese”, deklaroi Kurti.

Ai theksoi se asnjë proces rikthimi nuk mund të jetë mbi Kushtetutën dhe ligjin, duke shtuar se institucionet përgjegjëse tashmë kanë trajtuar dorëheqjet e tyre.

“Nuk mund të ketë kthim që i mbivendoset kushtetutshmërisë dhe ligjit, veçmas kur braktisja ishte një akt sabotimi i ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë. Këto dorëheqje i ka trajtuar më herët Policia e Kosovës, ndërsa ditë më parë edhe Këshilli Prokurorial. Sot prisnim që edhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës të vepronte njësoj, por mbledhja dështoi në mungesë kuorumi. Presim që në mbledhjen e radhës edhe kjo çështje të marrë epilog”, u shpreh Kurti.

Related posts

Zgjedhjet në SHBA, sondazhi i CNN: Pas tërheqjes së Biden, përmirësohen vlerësimet e demokratëve për Kamala Harris! Ja si renditet ajo përballë Trump

admin

BE-ja dhe Siria mbajnë dialogun e parë politik të nivelit të lartë, japin sinjal për bashkëpunim më të thellë

RTI

Fëmijët emigrantë nga Ukraina dhe Siria takohen në Antalya

admin