RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti : Më 1 janar 2024 të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës do të lëvizin pa viza në vendet e BE-së

kurti-:-me-1-janar-2024-te-gjithe-qytetaret-e-republikes-se-kosoves-do-te-levizin-pa-viza-ne-vendet-e-be-se

Që nga 1 janari i vitit të ardhshëm qytetarët e Kosovës mund të lëvizin pa viza në vendet e BE-së.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë pjesëmarrjes së tij në Slloveni në darkën e punës të ftuar nga Kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Robert Golob për liderë të rajonit dhe presidentin e Këshillit të Evropian, Charles Michel.

‘’Kryeministri theksoi rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura vitin e kaluar në Procesin e Berlinit ku veçoi atë për lirinë e lëvizjes. Më 1 janar 2024 të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës do të lëvizin pa viza në vendet e Bashkimit Evropian ndërkohë që do të ju kërkohen viza për në Bosnje dhe Hercegovinë. Në këto 50 ditët e mbetura para Samitit në Tiranë, është e rëndësishme që të fillojë zbatimi i plotë i tri marrëveshjeve që kemi nënshkruar në Berlin’’.

Po ashtu është bërë e ditur se nën temën “Solidaritet për Sigurinë Globale” brenda së cilës po zhvillohet forumi këtë vit, gjatë darkës u diskutua për bashkëpunimin rajonal, anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe sigurinë

Kurti në këtë darkë kërkoi që të respektohen marrëveshjet e arritura në kuadër të Procesit të Berlinit

Related posts

Tërmet i fortë godet Shqipërinë, kjo është magnituda

admin

RMV: Petrovska dënon ashpër sulmin në Kosovë, i jep mbështetje KFOR-it

rezart morina

Bosnje-Hercegovinë: Vend kandidat i BE falë gjeopolitikës

admin