RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Mërgata jonë përfaqëson Kosovën në Turqi

kurti:-mergata-jone-perfaqeson-kosoven-ne-turqi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës zyrtare në Turqi ka zhvilluar takime të ndryshme me mërgatën.

Kurti ka thënë se mërgata e Kosovës, është e madhe dhe e suksesshme.

“Çdo vizitë e jona jashtë vendit shoqërohet me njohje nga afër e shkëmbime të rëndësishme me pjesëtarë të mërgatës sonë. As në Turqi nuk mund të mungonin këto takime, aty ku mërgata jonë është e madhe dhe e suksesshme”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Derisa shtoi se mërgata është përfaqësimi i shtetit të Kosovës në Turqi.

“Ata janë përfaqësimi i shtetit dhe popullit tonë në Turqi, lidhja ndërmjet dy shteteve dhe popujve dhe bartin një rol qenësor në afirmimin e vendit tonë dhe zhvillimin gjithmonë e më të madh të tij”, tha Kurti.

Related posts

Sanduloviq: Vuçiqi dhe BIA po abuzojnë me vajzën time

admin

Presidenti italian paralajmëron për “pasoja dramatike” pa mbrojtje të përbashkët evropiane

Muhamet Ramadani

Rrjedhje ujërash të zeza në lumin Potomac, Trump urdhëron ndërhyrje federale

admin