RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti në adresimin për fundvit: Çdo marrëveshje me Serbinë do të jetë në të mirë të Kosovës

kurti-ne-adresimin-per-fundvit:-cdo-marreveshje-me-serbine-do-te-jete-ne-te-mire-te-kosoves

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë një adresim në prag të vitit të ri, ku ka siguruar qytetarët se “çdo marrëveshje që do të nënshkruhet (në dialogun me Serbinë), do të jetë në të mirë të vendit tone”.

“E ky bashkërendim me partnerët tanë perëndimor, merr edhe më shumë rëndësi kur siguria e Evropës dhe rajoneve të ndryshme anekënd botës, po kërcënohet nga forca destabilizuese. Republika e Kosovës merret si shembull i shtetit të së drejtës, parimeve demokratike dhe antitezë e autokracisë dhe tiranisë”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, bashkëpunimi me aleatët përfshinë edhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

“Bashkëpunimi ynë me aleatët përfshin qasjen tonë konstruktive në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, me synimin për të sjellë paqe dhe siguri dhe për të hequr barrën që do ta ngadalësojë rritjen dhe prosperitetin tonë. Në këtë proces të vazhdueshëm, dhe në bisedimet shumë të gjata që kanë paraprirë e do të vazhdojnë, do të doja të siguroja qytetarët se çdo marrëveshje që do të nënshkruhet do të jetë në të mirë të vendit tonë dhe nuk do të kërcënojë sigurinë e integritetin territorial, kushtetutshmërinë e rendin ligjor të vendit tonë”, është shprehur Kurti.

Ai ka folur edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën që hyn në fuqi nga 1 janari i vitit 2024.

Kreu i ekzekutivit kosovar është shprehur se po i jepet fund pritjes shumëvjeçare të qytetarëve.

“Qeveria jonë shërben bashkë me ju dhe për ju. Prandaj, ju ftoj që të bashkëpunoni sa më shumë me ne. Kemi kaluar periudha të vështira të ndërtimit të shtetësisë tonë dhe tash është koha që të zhvillojmë e ndërtojmë vendin që e meritojmë dhe të jetësojmë vizionin tonë të përbashkët”, ka deklaruar Kurti.

Related posts

Francë, 13 mijë flamuj palestinezë vendosen në një zonë të gjelbër për fëmijët e vrarë në Gaza

admin

Kurti: BE-ja t’i heqë masat, Kosova e gatshme t’i hapë negociatat drejt anëtarësimit

RTI

Bruksel – Këshilli NATO-Ukrainë mblidhet të mërkurën për marrëveshjen e grurit

admin