RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Francë, 13 mijë flamuj palestinezë vendosen në një zonë të gjelbër për fëmijët e vrarë në Gaza

france,-13-mije-flamuj-palestineze-vendosen-ne-nje-zone-te-gjelber-per-femijet-e-vrare-ne-gaza

Banorët e qytetit Gennevilliers në periferi të kryeqytetit të Francës, Paris, vendosën 13 mijë flamuj palestinezë në kujtim të fëmijëve që u vranë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.

Aktiviteti u organizua nga mbështetësit e Palestinës me rastin e 30 Marsit – Ditës së Tokës Palestineze.

Qytetarët së bashku me fëmijët e tyre vendosën nga një flamur palestinez në një zonë të gjelbër në qytet për çdo fëmijë që ka humbur jetën në Gaza që nga tetori i vitit 2023, kur nisën sulmet e Izraelit.

Përveç kryebashkiakut të Gennevilliers, Patrice Leclerc, në aksionin në fjalë mori pjesë edhe deputetja e Partisë Komuniste Franceze (PCF) Elsa Faucillon.

Sipas deklaratës së Leclerc nga platforma X, numri i flamujve palestinezë të vendosur në zonën e gjelbër në qytet gjatë aksionit është 13 mijë.

Related posts

Emiratet e Bashkuara Arabe godasin një rrjet të dyshuar terrorist të lidhur me Iranin dhe Hezbollahun

admin

Deputetët në Bruksel takohen me Von Crammon, falënderojnë për mbështetjen që tregon për Kosovën

admin

Indi: Vritet Imami pasi turma hinduse sulmoi xhaminë në Gurugram

Muhamet Ramadani