RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti në Estoni takon Zëvendës-ndihmës Sekretaren e DASh-it, Allison Peters

kurti-ne-estoni-takon-zevendes-ndihmes-sekretaren-e-dash-it,-allison-peters

Gjatë qëndrimit në kryeqytetin e Estonisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim me zëvendës ndihmës Sekretaren në detyrë të Departamentit amerikan të Shtetit, Allison Peters.

Sipas komunikatës së Kryeministrisë, në takim u diskutua për anëtarësimin e Kosovës në Partneritetin për Qeveri të Hapur dhe për mundësitë e bashkëpunimit me agjencitë amerikane, si USAID, në zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për OGP.

“Falë vëmendjes së Qeverisë në transformimin digjital, sidomos me shërbimet në e-qeverisje dhe digjitalizimin në arsim, që pritet të përkthehet në investime prej 100 milionë euro në pesë vitet e ardhshme, synohet që të ofrojmë infrastrukturë sa më të përshtatshme për kompanitë e këtij sektori ashtu që të mund të zhvillohen sa më shumë”, thuhet në komunikatë.

Duke folur për potencialin e Kosovës në fushën e Teknologjisë së Informacionit, Kurti theksoi se Kosova renditet e para në Ballkanin Perëndimor në indeksin e konkurrueshmërisë së IT-së, të parët në Evropën në Zhvillim (Emerging Europe) për numrin e studentëve në fushën e TI-së për 100 mijë banorë, kurse të dytët për infrastrukturën teknologjike.

Kurti gjithashtu veçoi edhe progresin në indikatorë ndërkombëtarë të transparencës, sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit.

Related posts

Burimet pakistaneze për bisedimet e mundshme SHBA-Iran: Pritet përparim brenda 48 orëve

Muhamet Ramadani

Burri i eurodeputetes italiane gjendet i vrarë në makinën e tij në Palermo, takimi i fundit i biznesmenit! Si gruaja dhe vajza e gjetën me anë të GPS

admin

Huthit pretendojnë sulm me dron ndaj fabrikës së Saudi Aramcos në Nexhran

RTI