Në Prishtinë është duke u mbajtur Samit i Ballkanit Perëndimor 2024.
Në fjalimin e tij, kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se Kosova është e pakrahasueshme sa i përket zhvillimit të demokracisë, transmeton Telegrafi.
“Përkushtimi për sundimin e ligjit ka qenë i palëkundur, duke ndërtuar institucione dhe duke përfshirë qytetarë”, tha ai.
Kurti potencoi se synojnë që të zhvillojnë sa më shumë ekonominë.
Ai po ashtu tha se bashkëpunimi rajonal duhet të jetë në nivel për realizimin e qëllimeve.
“Bashkëpunimi rajonal është vital për realizimin e qëllimeve tona. Ndër sfidat kryesore është tejkalimi i paragjykimeve që kanë ndarë rajonin tonë”, potencoi ai.
Kryeministri u shpreh tutje se komunitet në Kosovë po bashkohen për të krijuar një të ardhme sa më të mirë
Ndryshe, në samit janë duke marrë pjesë edhe Matteo Renzi ish-kryeministri i Italisë, Liburn Aliu ministër i Mjedisit, George Robertson ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s, Jeffrey Hovenier ambasador i SHBA-së në Kosovë, Tomas Szunyog shef i Zyrës së BE-së në Kosovë./