RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia pezullon lëshimin e pasaportave biometrike

rusia-pezullon-leshimin-e-pasaportave-biometrike

Ministria e Jashtme e Rusisë ka pezulluar lëshimin e pasaportave të huaja biometrike për arsye teknike.

Në njoftimin e 26 gushtit, kjo ministri nuk dha arsye më të detajuara për këtë vendim.

Por, më herët Rusia kishte ndaluar lëshimin e dokumenteve të brendshme biometrike, për shkak të mungesës së çipave të kërkuar për to.

Në qershor, banka shtetërore ruse, Sberbank njoftoi se do të “rikodonte” çipat e vjetër që janë përdorur nga kjo bankë, për kartelat e reja bankare që kjo bankë lëshon.

Shtetet perëndimore kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë pas nisjes së pushtimit të Ukrainës. Në sanksione janë një sërë sektorësh, përfshirë edhe sektorët bankar dhe të teknologjisë. /euronews

Related posts

Tensionet Kosovë-Serbi, sot në Bruksel takohen Kurti dhe Vuçiq

admin

Shefja e diplomacisë gjermane në Tel Aviv, kërkon nga Izraeli të veprojë me “maturi dhe përgjegjësi”

admin

Zimbabve, 157 fëmijë humbin jetën nga fruthi

admin