RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti në takimin me Lajçakun: Kosova e angazhuar për dialog parimor me Serbinë dhe marrëveshje ligjërisht të obligueshme me njohje reciproke

kurti-ne-takimin-me-lajcakun:-kosova-e-angazhuar-per-dialog-parimor-me-serbine-dhe-marreveshje-ligjerisht-te-obligueshme-me-njohje-reciproke

Në njoftimin e Zyrës për media të kryeministrisë thuhet se u theksua se Republika e Kosovës ka treguar vullnetin dhe gatishmërinë e saj për t’u angazhuar në një dialog parimor dhe të përgatitur mirë.

Kryeministri Kurti ritheksoi se qëllimi i dialogut nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me njohjen reciproke në qendër.

Ai falënderoi Lajçak si dhe këshilltarët Plotner dhe Bonne për angazhimin e tyre për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

“Gjatë takimit u bisedua për nevojën e përpjekjeve edhe më të fuqishme nga të gjithë akterët që perspektiva evropiane të bëhet realitet për shtetet e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftim.

Related posts

Senatori amerikan: Turqia është kërcënimi më i madh për Mesdheun Lindor

admin

BE e shqetësuar se Rusia mund të përdorë emigrantët si armë: Po planifikon migrim të organizuar

admin

Osmani për bojkotin e Listës serbe: Vjen me urdhër të presidentit Vuçiq

RTI