RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti në Turqi: Serbia i sheh si shtete të përkohshme Kosovën, Malin e Zi e Bosnjën

kurti-ne-turqi:-serbia-i-sheh-si-shtete-te-perkohshme-kosoven,-malin-e-zi-e-bosnjen

Gazetarja e televizionit turk TRT, Nafisa Latic ka bërë të ditur se ka zhvilluar një intervistë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, e cila do të transmetohet gjatë pasdites së nesërme.

Megjithatë, gazetarja ka shpalosur disa prej deklaratave të Kurtit, i cili, sipas saj, ka deklaruar se nuk do ta lejojë kurrë formimin e një modeli si Republika Srpska në Kosovës.

“Në një intervistë ekskluzive për Across The Balkans, kryeministri i Kosovës ka thënë se do të vazhdojë të jetë pjesë e takimeve të nivelit të lartë për propozimin e BE-së dhe SHBA-së, por nuk do ta lejojë kurrë formimin e një tjetër Republika Srpska”, ka shkruar gazetarja Latic.

Ajo ka thënë se gjatë intervistës, Kurti para saj ka deklaruar se Serbia i sheh ende Bosnjën, Kosovën dhe Malin e Zi si shtete të përkohshme.

Kryeministri Albin Kurti është pritur sot në një takim nga presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, me të cilin kanë diskutuar mbi situatën aktuale në Ballkan dhe rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Erdogan ka bërë thirrje për arritjen e një marrëveshjeje të paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ka shprehur vullnetin për të ndihmuar, nëse kjo gjë kërkohet nga palët.

Related posts

Përfaqësuesja e lartë e OKB-së thirrje vendeve anëtare për sigurimin e paqes në Ukrainë

admin

Pse kjo kullë cilësohet si simbol i gjenocidit sionist në Gaza…

Irfan Jahiu

Policia e Kosovës mbyll vendkalimet në Bërnjak e Jarinë

admin