RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Nga nesër mund t’i fillojmë kontaktet e diskutimet me partitë për çështjen e Presidentit

kurti:-nga-neser-mund-t’i-fillojme-kontaktet-e-diskutimet-me-partite-per-ceshtjen-e-presidentit

Qeveria e re e Republikës së Kosovës të enjten ka mbajtur mbledhjen e saj të parë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se tashmë pas konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë të mërkurën, si hap i tretë është votimi i buxhetit 2026 dhe ai i marrëveshjeve ndërkombëtare.

Pas kësaj, Kurti theksoi se është i gatshëm të nis kontaktet me partitë politike për çështjen e Presidentit.

“Pas konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së qeverisë mbrëmë, tash jemi në hapin e tretë, votimin e buxhetit të vitit 2026 dhe marrëveshjeve ndërkombëtare. Porsa të përfundohen këto, jam i gatshëm që nga nesër të fillojmë kontaktet dhe diskutimet me subjektet tjera politike për çështjen e Presidentit”.

Related posts

Aksident zinxhiror në Rrugën e Arbrit, dyshime për tre të vdekur e katër të plagosur

admin

Escobar pritet të vijë të hënën në Prishtinë

admin

Një tjetër valë e të nxehtit godet Spanjën

admin