RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Para Samitit të Berlinit të fillojë zbatimi për lëvizje të lirë Kosovë-Bosnje e Hercegovinë

kurti:-para-samitit-te-berlinit-te-filloje-zbatimi-per-levizje-te-lire-kosove-bosnje-e-hercegovine

Kryeministri, Albin Kurti ka takuar për një mëngjes pune Përfaqësuesin e Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin në Rezidencën e Ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

Në njoftim për media thuhet se progresi në zbatimin e marrëveshjeve të mobilitetit në Procesin e Berlinit, bashkëpunimi rajonal dhe pritjet nga samiti i radhës që në 10-vjetorin e tij do të mbahet në Berlin, ishin temë e diskutimit.

Tutje, thuhet se Kurti kujtoi rëndësinë që para samitit të radhës të fillojë zbatimi i marrëveshjes për udhëtim me letërnjoftime ndërmjet Kosovës dhe Bosnjë dhe Hercegovinës, që lehtëson lëvizjen e lirë të qytetarëve.

“Kryeministri theksoi se më 16 maj në Kotor të Malit të Zi, Kosova kërkoi që Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e Autoritetit Kundër Pastrimit të Parave (AMLA) të Bashkimit Evropian për të rritur integritetin financiar dhe për të forcuar bashkëpunimin në luftën kundër krimit financiar, kërkesë kjo që u bë pjesë e deklaratës së përbashkët të lëshuar në Kotor. Për kontributin dhe rolin e tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe në avancimin e bashkëpunimit rajonal, kryeministri e falënderoi z. Sarrazin”.

Procesi i Berlinit është platforma ku angazhohemi për bashkëpunim rajonal dhe integrim ekonomik. Tregu i Përbashkët Rajonal i dalë nga Procesi i Berlinit së bashku me Planin e Rritjes janë mundësi për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor dhe shpejtimin e reformave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Republika e Kosovës është proaktive dhe kontribuese e këtij procesi të rëndësishëm.

Ndërsa, Rohde ka thënë se diskutim ishte i mirë dhe intensiv për rrugën përpara në Procesin e Berlinit.

Related posts

“55 për qind e amerikanëve shqetësohen se të drejtat e tyre themelore janë në rrezik”

admin

Vullnetarët kërkojnë viktima mes rrënojave dhe baltës

rezart morina

Prapaskenat/ Pse e shkarkoi Qeveria serbe kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi?

admin