RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti paralajmëron takim të ri me Abdixhikun: Duhet të diskutojmë rrugën përpara

kurti-paralajmeron-takim-te-ri-me-abdixhikun:-duhet-te-diskutojme-rrugen-perpara

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë të ditur se pas zhvillimeve të fundit do të duhet të zhvillohet një takim i ri me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Kurti tha se marrëveshja politike mes VV-së dhe LDK-së vazhdon të jetë në fuqi, ndërsa tashmë duhet të diskutohet se si do të procedohet më tej.

“Duhet ta gjejmë rrugën përpara”, tha Kurti.

Ai bëri të ditur se çështja do të rikthehet edhe në strukturat e Vetëvendosjes për të diskutuar hapat e ardhshëm.

Kurti tha se negociatat me LDK-në kanë qenë një proces i gjatë dhe se ekipi negociator i Vetëvendosjes ka punuar për arritjen e një marrëveshjeje.

Related posts

PROFIL/ Kush është Ekrem Imamoglu, kryebashkiaku i sapozgjedhur i Stambollit që shfaqet si sfiduesi i mundshëm i Erdoganit

admin

BE-ja: Mosratifikimi i marrëveshjeve ka bllokuar fondet milionëshe për Kosovën

admin

BE ofron 10 miliardë euro për vendet e goditura nga përmbytjet! Gjermania, ndihmë ushtarake Polonisë

admin