RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti pas takimit me Kos: Të avancohet dosja e Kosovës për statusin e vendit kandidat, mbështetja për BE në Kosovë rreth 90%

kurti-pas-takimit-me-kos:-te-avancohet-dosja-e-kosoves-per-statusin-e-vendit-kandidat,-mbeshtetja-per-be-ne-kosove-rreth-90%

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media së bashku me Komisioneren për Zgjerim të BE-së, Marta Kos, ka kërkuar që të përshpejtohet procesi i avancimit të aplikimit të Kosovës për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian.

Kurti tha se kanë kaluar mbi 40 muaj që nga aplikimi i Kosovës dhe se, sipas tij, është koha që BE ta çojë përpara këtë proces.

“Ndajmë vlera të përbashkëta me BE dhe jemi plotësisht të rreshtuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së. I jemi bashkuar të gjitha sanksioneve kundër Federatës Ruse”, tha Kurti.

Ai shtoi se momenti aktual i zgjerimit të BE-së duhet të rezultojë me avancimin e Kosovës.

“Janë bërë mbi 40 muaj që kur kemi aplikuar dhe momenti i ripërtëritjes së zgjerimit të BE-së duhet të rezultojë me avancimin e merituar të Kosovës. Mbështetja publike për BE-në, për anëtarësim në BE, qëndron rreth 90% në vendin tonë dhe është ndër më të lartat nga të gjitha vendet kandidate. Gjetja e unitetit brenda BE-së për të marrë vendime karshi Kosovës është detyrë e përbashkët. Kërkohet që edhe BE ta shtyjë këtë unitet përpara. Vakumi që lë BE po synohet të mbushet nga aktorë të tjerë dashakeqë, që rrezikojnë sigurinë tonë të përbashkët”, u shpreh ai.

Related posts

Alarm në Azi për virusin “Nipah”, rastet po shtohen! Nuk ka vaksinë dhe përqindje të lartë vdekshmërie! Forcohen kontrollet në kufi, ja si shkaktohet dhe transmetohet

admin

Japonia goditet nga një tërmet i fuqishëm

admin

Siria nis nxjerrjen e naftës nga fushat e rikthyera nga YPG-ja

RTI