RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti për njohjen e targave nga Beogradi: Po bëhet për pushtet e jo si stabilitet dhe normalizim

kurti-per-njohjen-e-targave-nga-beogradi:-po-behet-per-pushtet-e-jo-si-stabilitet-dhe-normalizim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se fillimi i zbatimit të marrëveshjes për njohjen e targave RKS nga ana e Serbisë, më shumë po bëhet për ta ruajtur pushtetin në Beograd, se sa për stabilitet dhe normalizim në mes të dy vendeve, raporton teve1.info

Kryeministri Kurti tha se një vendim i tillë i Serbisë u mor për të ulur presionin nga perëndimi pas zgjedhjeve jo të rregullta atje dhe për të mbuluar refuzimin zyrtar të marrëveshjes bazike të Brukselit që i ka bërë letra e kryeministres Bërnabiq drejtuar Këshillit Evropian.

“Ndonëse i shërben për lëvizjen e lirë dhe të lehtësuar të qytetarëve, vendimi për njohjen e targave RKS nga Serbia vjen pas një moszbatimi më shumë se 10 vjeqar të marrëveshjeve. Përdorimi dyvjeçar i targave nga Serbia është bërë për ta destabilizuar situatën në veri dhe tash së fundmi si përpjekje për të ulur kritikat nga komuniteti ndërkombëtar pas parregullsive dhe mashtrimeve. Në dhjetor të vitit 2021 përdoreshin për të kërcënuar Kosovën përmes avionëve duke krijuar destabilizim në veri të vendit sidomos përmes barrikadave. Kurse në dhjetor sivjet po përdoren për të ulu presionin nga perëndimi demokratik mbi Serbinë për zgjedhjet jo të rregullta dhe jo demokratike, për të mbuluar refuzimin zyrtar të marrëveshjes bazike të Brukselit që i ka bërë letra e kryeministres Bërnabiq drejtuar Këshillit Evropian dhe për të maskuar dështimin e tyre në Banjskë më 24 shtator. Kështu duhet të lexohet ky veprim i Serbisë më shumë se stabilitet dhe hap drejt normalizimit është një manovër e radhës, jo për hir të shtetit serb, as Kosovës por për hir të pushtetit në Beograd”, u shpreh Kurti.

Kurti tha se qëndrimi i Kosovës është bazuar mbi reciprocitet dhe i njëjti do të tërhiqet sapo Serbia të filloj ta zbatoj të njëjtën marrëveshje të lëvizjes së lirë.

“Qëndrimi yen ka qenë i mbështetur në parimin e reciprocitetit, do të vazhdojmë të jemi parimor dhe konstruktiv, vendimin tonë do ta marrim sapo që policia jonë kufitare të dokumentoj që Serbia po zbaton të plotë dhe pa pengesa vendimin e saj”, u shpreh Kurti.

Related posts

Izraeli liroi 39 të burgosur palestinezë, gra dhe fëmijë, si pjesë e marrëveshjes me Hamasin

admin

Finlanda shpreson të anëtarësohet në NATO së bashku me Suedinë

admin

Qeveria aprovon vendimin: Do të rindërtohen shtëpitë e dëmtuara në veri gjatë luftës së vitit 1998/99

rezart morina