RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti përshëndet idenë e Abdixhikut për president konsensual: Mbrëmë kam dërguar ftesë për takime

kurti-pershendet-idene-e-abdixhikut-per-president-konsensual:-mbreme-kam-derguar-ftese-per-takime

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka përshendetur qëndrimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku që të ketê marrëveshje për president konsensual. Ai ka thënë se mbi këtë ide u ka shkruar letër për takim sa më të shpejtë Hamzës, Abdixhikut e Gjinit.

“E përshëndes thirrjen e kryetarit Abdixhiku që edhe partitë e tjera gjithëpërfshirëse të jenë pjesë e procesit për zgjedhjen e presidentit. Pra, të mos jenë vetëm dy subjekte, VV-ja dhe LDK-ja, por të përfshihen edhe subjektet e tjera. Me këtë ide, unë u kam shkruar edhe subjekteve të tjera. I kam shkruar kryetarit të PDK-së, Bedri Hamzës, kryetarit të AAK-së, Ardian Gjinit, si dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, që sa më parë të takohemi dhe të merremi vesh për presidentin”, tha Kurti.

Tutje, ai tha se tashmë duhet të fillojmë të flasim për emra konkret.

“Njëmend duhet të flasim për karakteristikat që duhet t’i ketë figura presidenciale, por, për besë, duhet të fillojmë të flasim edhe me emra, sepse po humbim shumë kohë. Aq më shumë humbim kohë duke shkuar në zgjedhje. Le të mos humbim kohë duke shkuar në zgjedhje, por as të mos humbim kohë pa përmendur emra konkretë.”, u shpreh.

Related posts

Tymi i zjarreve pyjore të Kanadasë rrezikon shëndetin e miliona njerëzve

admin

Deklarata për Personat e Zhdukur, Hoti: Duke shfryrë mllef ndaj njëri-tjetrit po harrojmë që fajtore është Serbia

admin

Dodik për zgjedhjet në Bosnjë: S’duam që të përsëritet ajo çfarë ndodhi në veri të Kosovës

Muhamet Ramadani