RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti pranoi draftin e Projektligjit për Fondin Sovran

kurti-pranoi-draftin-e-projektligjit-per-fondin-sovran

Kryeministri Albin Kurti takoi sot grupin e ekspertëve të ngarkuar me hartimin e Projektligjit për Fondin Sovran, me ç’rast e pranoi draftin e projektligjit.

Grupi i ekspertëve, i udhëhequr nga koordinatorja Rrezarta Pllana e informoi kryeministrin lidhur me punën intensive në hartimin e projektligjit, përfshirë takimin me përfaqësuesit e fondeve investive nga Greqia e Sllovakia.

Projektligji për Fondin Sovran të Republikës së Kosovës, siç u bë e ditur në komunikatë, u publikua sot në platformën e konsultimeve, i qasshëm për lexim dhe komentim të publikut dhe palëve të interesuara.

Fondi Sovran do të administrojë ndërmarrje e asete të Republikës me potencial zhvillimor, duke përmirësuar qeverisjen dhe duke rritur vlerën e tyre, me synim zhvillimin e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve.

Related posts

Tërnava-shefit të EULEX-it: Rrugët në Graçanicë janë të bllokuara, s’është në rregull

admin

Osmani: Evropa e bashkuar vetëm me një Ballkan Perëndimor të bashkuar

rezart morina

Bruksel/ Kryeministri i Kosovës: Marrëveshja Bazë të mos shkelet, të zbatohet pa vonesa

admin