RTV AHIRETI
Uncategorized

Kurti pret ambasadorin belg në takim lamtumirës: Do të jetë gjithmonë i mirëseardhur në Kosovë

kurti-pret-ambasadorin-belg-ne-takim-lamtumires:-do-te-jete-gjithmone-i-mireseardhur-ne-kosove

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Gregoire Cuvelier.

Sipas një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit, Kurti e ka vlerësuar lart shërbimin e ambasadorit Cuvelier gjatë tre viteve të mandatit të tij në Kosovë, duke e falënderuar për bashkëpunimin dhe kontributin në kultivimin dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Në takim është diskutuar për mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës ndaj Kosovës, si dhe për ekonominë, zhvillimin, rritjen dhe mundësitë për shtimin e investimeve në Kosovë.

“Duke i uruar suksese në angazhimet e reja, kryeministri Kurti i tha ambasadorit Cuvelier se do të jetë gjithmonë i mirëseardhur në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatë.





Related posts

MPJD: Mos kaloni nëpër Serbi

Kushtrim Guraj

FY24 SWE Senate Strategic Planning Subteam Findings and Recommendations

2025 WE Local Collegiate Competition Results