RTV AHIRETI
Uncategorized

Kurti pret në takim Serwer: Biseduam për integrimin euroatlantik e sigurinë rajonale

kurti-pret-ne-takim-serwer:-biseduam-per-integrimin-euroatlantik-e-sigurine-rajonale

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur në takim profesorin amerikan dhe njohësin e çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, me të cilin tha ka diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë, procesin e integrimit euroatlantik dhe situatën e sigurisë në rajon.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se Serwer ishte mysafiri i parë amerikan të cilit ia uroi përvjetorin e 250-të të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.

“Sot pata nderin të pres në Zyrën e Kryeministrit profesorin amerikan dhe mikun e madh të Kosovës, Daniel Serwer, për një takim të përzemërt dhe frymëzues. Gjithmonë është kënaqësi të takohem me profesorin Serwer, i cili sot u bë mysafiri i parë amerikan të cilit ia urova përvjetorin e 250-të të pavarësisë së ShBA-ve”, shkroi ai.

“Me profesorin biseduam për një gamë të gjerë temash të rëndësishme, duke përfshirë situatën e brendshme politike, hapat që Kosova po ndërmerr në përgatitje për anëtarësim në BE dhe NATO, si dhe zhvillime gjeopolitike dhe implikimet për sigurinë e vendit tonë”, shtoi Kurti.

Kurti tha se “Kosova është me fat që e ka një mik si Daniel Serwer, i cili kurrë nuk ka hezituar të flasë të vërtetën për popullin tonë dhe kërcënimet që paraqet Serbia ndaj sigurisë rajonale”.





Related posts

STEM Literacy Project Expands Across North Carolina Collegiate SWE Sections

Kancelari Merz për tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania: E ekzagjeruar, por nuk është diçka e re

Kushtrim Guraj

Global Women Engineers AG Leaders Mark International Day for Women and Girls in Science