RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zhvillimin

kurti:-projektligji-per-cmimet-tavan-nuk-synon-te-pengoje-zhvillimin

Kryeministri Albin Kurti ka theksuar se Projektligji për Çmimet Tavan, i cili u miratua dje në Qeveri, nuk synon të pengojë rritjen dhe zhvillimin, por të parandalojë keqpërdorimet në emër të krizave të vazhdueshme dhe fryrjen artificiale të çmimeve.

Në një postim në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se Qeveria ka miratuar dje Projektligjin për Çmimet Tavan dhe Projektligjin për Sigurimet Shëndetësore, duke i cilësuar si tejet të rëndësishme dhe shumë të nevojshme.

Sipas tij, këto dy projektligje ishin miratuar edhe në mandatin e kaluar, por janë kontestuar në Gjykatën Kushtetuese për t’u zhagitur deri më tani.

Ai ka shtuar se Projektligji për Sigurimet Shëndetësore është jetik për shëndetin e qytetarëve dhe shëndetësinë publike.

“Urojmë që Kuvendi t’i trajtojë sa më parë e të hyjnë në fuqi sa më shpejtë”, ka shkruar Kurti.

Related posts

“Serbia po mbështet dhe financon terrorizmin”, Sveçla: Investimi në të ardhmen e sigurt, një domosdoshmëri

admin

Presidenti i Azerbajxhanit uron udhëheqësin e ri suprem të Iranit

RTI

BE shpreh shqetësim për Botërorin 2026 mes tensioneve në Lindjen e Mesme, kritika ndaj Infantino-s

admin