Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka publikuar fotografi me Sokolin, djalin e policit hero, Enver Zymberi.
Në një postim në Facebook, ai tha se dëshira e djalit të Enverit për të ndjekur hapat e babait është shpresë se rini do t’i shërbejë vendit, shkruan lajmi.net.
Postimi i plotë i Kurtit:
Bashkë me Sokolin, djalin e heroit Enver Zymeri, vendosëm dje lule të freskëta në vendin ku ka rënë ai, këtu e 12 vite më parë.
Enverin do ta kujtojmë gjithmonë sepse përpjekja e tij vetmohuese është edhe e jona: Kosovën e lirë ta bëjmë me sovranitet të plotë, pa krim e korrupsion, me jetë cilësore për të gjithë, pa dallim.
Sytë e Sokolit janë veç dritë. Dëshira e tij për t’i ndjekur hapat e babait, na jep shpresë se rinia jonë do t’i shërbejë vendit.