RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti reagon pas aktgjykimit në Hagë: Një padrejtësi e papranueshme

kurti-reagon-pas-aktgjykimit-ne-hage:-nje-padrejtesi-e-papranueshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke e cilësuar atë si “një padrejtësi të papranueshme”.

Përmes një videoje, Kurti tha se dënimet e shqiptuara janë “ndëshkim i madh dhe i dëmshëm”.

“Shpallja fajtorë dhe dënimi kaq i rëndë për ish-krerët e UÇK-së është një padrejtësi e papranueshme, ndëshkim i madh dhe i dëmshëm”, tha Kurti.

Ai shtoi se aktgjykimi i sotëm i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë rrëzoi, sipas tij, pretendimin më të rëndë të mbetur në aktakuzë, atë se UÇK-ja kishte kryer një sulm të gjerë dhe sistematik kundër një popullsie civile.

“U pa qartë se ky proces nuk kishte për gjykim pastërtinë e luftës së UÇK-së”, deklaroi Kurti.

Related posts

65 shtëpi të vërshuara tërësisht në “Lagjen e Boshnjakëve”

admin

Erdoğan takon homologun rus Putin në Soçi

admin

A mund të ndalohet përdorimi i TikTok-ut në Kosovë?

admin