RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti reagon për vendimin e fundit për vizat: Kriteret teknike ishin plotësuar moti, por kërkohej luftim i korrupsionit

kurti-reagon-per-vendimin-e-fundit-per-vizat:-kriteret-teknike-ishin-plotesuar-moti,-por-kerkohej-luftim-i-korrupsionit

Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar të mërkurën për t’i dhënë mandatin Këshillit Evropian që të negociojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me Parlamentin Evropian.

Sipas vendimit, lëvizja pa viza për qytetarët e Kosovës do të jetë e mundur kur të hyjë në fuqi sistemi evropian i udhëtimit, ETIAS, dhe data për këtë është 1 nëntori i vitit 2023.

Por, në rast se do të ketë vonesa për këtë sistem, liberalizimi i vizave për Kosovën do të hyjë në fuqi jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024.

Pas kësaj, ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, meqë rast deklaroi se ky vendim është mirëpritur edhe pse theksoi se është i vonuar, transmeton lajmi.net.

Kurti tha gjithashtu se ky vendim është konfirmim i përkushtimit për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, forcimin e kontrollit kufitar dhe menaxhimin e migrimit.

“Mirëpresim vendimin e rëndësishëm por edhe të vonuar të shteteve anëtare të BE-së për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës. Ky vendim është njohje dhe konfirmim i përkushtimit tonë për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, forcimin e kontrollit kufitar dhe menaxhimin e migrimit. Kriteret teknike vërtetë ishin plotësuar tash e një kohë të gjatë, për çka i jemi mirënjohës administratës shtetërore. Por ishin kërkesat për sundim të ligjit, luftim të krimit dhe korrupsionit dhe respektim të institucioneve të pavarura që nuk përmbusheshin dot. Pengesë ishte edhe imazhi jo i mirë i vendit, për shkak të aferave korruptive, kulturës së mosndëshkueshmërisë dhe migrimit masiv e ilegal drejt vendeve të zonës Schengen”,tha Kurti, transmeton lajmi.net.

Madje sipas Kurtit rritja ekonomike dhe e vazhdueshme; renditja në vend të parë për sundim të ligjit në Ballkanin Perëndimor për dy vite radhazi sipas Ëorld Justice Project; përmirësimi për 17 vende në indeksin e perceptimit të korrupsionit të Transparency International; përmirësimi për 17 vende në indeksin e Reporterëve pa Kufij për lirinë e mediave; politikat sociale të rishpërndarjes me Pakon e Ringjalljes Ekonomike dhe atë për Përballje me Inflacionin; rreshtimi me botën demokratike dhe qeverisja e mirë dhe e pastër ka ndryshuar rrënjësisht imazhin e Kosovës.
“E për këtë dua të ju falënderoj juve, të dashur qytetarë, sepse vendimi i sotëm është fillimisht meritë e juaja ngase vetëm ju mund të ndryshonit imazhin e vendit tonë duke ndryshuar qeverinë përmes votës dhe qeverisjen përmes pritshmërive”,shtoi ai.

I pari i Qeverisë së Kosovës tha se pas vendimit të sotëm, tani procedurat e ligjbërjes në BE vazhdojnë përmes vendimmarrjes ndër-institucionale mes Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian.

“Në presim që ky proces të finalizohet sa më shpejtë”,përfundoi ai.

Related posts

Sulmet terroriste në veri, Policia ekspozon arsenalin e armëve të zjarrit të sekuestruara

rezart morina

Rreth 2.500 foka gjenden të ngordhura në brigjet e Detit Kaspik

admin

OceanGate: Pasagjerët e Titanit kanë vdekur

rezart morina